Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Vesa Vllasaliu, e cila është e martuar me futbollistin Mirlind Daku, ka zhvilluar së fundmi një sesion pyetje-përgjigje në rrjetin social Instagram.
Gjatë bashkëbisedimit, një ndjekës e kishte cilësuar atë si “plakë me mentalitet të vjetër”, ndërsa Vesa vendosi të reagojë publikisht ndaj këtij komenti, shkruan “Kosovarja”.
Në përgjigjen e saj, ajo tregoi se kishte mbetur shtatzënë para martesës dhe se kishte bashkëjetuar më herët me partnerin.
“Unë kam mbet shtatzënë para se mu martu, kam bashkëjetu para se mu martu, udhëtoj krejt botën vet, jam chill e më thu me mentalitet tjetër”, shkroi ajo.

