ShowBizzz

Vetëm 30 vjec: Pëson kolaps papritur, këngëtari i njohur vdes në skenë!

 

Një tragjedi shokoi fansat e këngëtarit brazilian të muzikës ungjillore, Pedro Henrique, i cili u shua para syve te publikut, pasi pësoi kolaps në skenë në mes të një performance dhe vdiq.

Vetëm 30 vjec: Pëson kolaps papritur, këngëtari i njohur

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës gjatë një eventi fetar në Brazil, ku Pedro po këndonte një këngë kur papritmas ra i pafuqishëm në dysheme dhe gjithçka u filmua live, shkruan TMZ.

Pamjet tregojnë Pedron në skajin e skenës duke ndervepruar me turmën dhe duke e kënduar këngën “Vai Ser Tão Lindo”, kur duket se humbet ekuilibrin duke rënë prapa para bandës së tij dhe shembet në tokë.  Pas kolapsit të Pedros në skenë, njerëzit nxituan ta ndihmonin teksa turma e tmerruar shikonte në shok.

Pedro u dërgua nga vendi i koncertit në një klinikë mjekësore aty pranë, ku u shpall i vdekur dhe shtëpia e tij diskografike, Todah Music, njoftuan se ai kishte pesuar atak kardiak.

Henrique ishte vetëm 30 vjeç dhe ishte një këngëtar i njohur i zhanrit të cilin e këndo – pra muzikës ungjillore. Ai ndiqej nga mbi 1.3 milion njerëz në rrjetin social Instagram.

https://twitter.com/i/status/1735355564639625494

 

 

Vetëm 30 vjec: Pëson kolaps papritur, këngëtari i njohur