Lajme

​Vetëm 50 centimetra e gjerë, kjo është vetura më e ngushtë në botë

Një veturë vetëm 50.20 centimetra e gjerë është shpallur si makina më e ngushtë e drejtueshme në botë, sipas “Guinness World Records”.

Rekordi është arritur nga italiani Andrea Marazzi në Bagnolo Cremasco të Italisë.

Sipas “Guinness World Records”, vetura ka një gjerësi prej 50.20 centimetra, ose 19.76 inç, duke u futur kështu në mesin e rekordeve më të pazakonta të botës.

Rekordi është bërë publik nga “Guinness World Records” në kuadër të promovimit të librit të ri Guinness World Records 2027, i cili përmban rekorde të reja dhe përmbajtje ekskluzive.

Libri përfshin rekorde nga fusha të ndryshme dhe synon të sjellë për lexuesit momente të veçanta dhe të paharrueshme nga e gjithë bota.

Të Ngjashme