Lajme

“Vetëm ai nuk ka faj”, Gacaferi kritikon ashpër Edi Ramën

Analisti Luan Gacaferi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, duke e akuzuar atë për shmangie të përgjegjësisë për gjendjen në Shqipëri.

Në një postim, Gacaferi ka kritikuar qeverisjen e Ramës, duke ngritur akuza për korrupsionin dhe duke kundërshtuar pretendimin e tij se vetëm nën udhëheqjen e tij Shqipëria mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Në fund, analisti i ka bërë thirrje Ramës të japë dorëheqje, duke paralajmëruar për pasoja të mëtejshme nga tensionet në vend.

Postimi i plotë:

Del narko-psikopati i Tiranës e flet mbi një orë “live” dhe e vetmja gjë që u thotë shqiptarëve është se fajin e kanë mediat, influencerat, Saliu, Albini, Muhaxhedini e Mulla Irani. Lista e tij e “fajtorëve” është e gjatë për t’i numëruar të gjithë fajtorët, por ai vetë nuk ka kurrë faj!

Asnjë përgjegjësi për faktin që e ktheu Shqipërinë në një nga vendet më të korruptuara, në hambar droge dhe në lavatriçen më të madhe të parave të pista.

Kulmi i arrogancës arriti kur deklaroi se pa të Shqipëria nuk hyn në BE, sepse vetëm ai qenka i mençur, se vetëm ai mundet t’a futi Shqipërinë në BE, ndërsa të tjerët janë analfabetë e të paditur dhe nuk e fusin kurr Shqipërinë në BE! Çfarë degradimi!

Dil jepe dorëheqjen e mos e lajë Shqipërinë e shqiptaret në gjak, sa i ke minutat e fundit, se pastaj do jetë tepër vonë!

Të Ngjashme