Një çift bashkëshortor është arrestuar në Podujevë pas një mosmarrëveshjeje që përfundoi me zënkë mes tyre.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, rasti ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës 23:29.
“Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”.
Policia i ka cilësuar rastet si “dhunë në familje” dhe “kanosje”.
