Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, mbrëmjen e sotme ka risjellë dhe njëherë qëndrimet e tij lidhur me situatën në të cilën partia ku ai bën pjesë ndodhet.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Salianji tha se nëse do të ishte në dorën e tij ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të ishte në krye të Partisë Demokratike. Por, sipas deputetit në situatën në të cilën ndodhen ata duhet të jenë të gjithë bashkë.
“Ky nuk është hapi fundor i bashkimit të opozitës, është hapi i parë jo vetëm paqes, por edhe për të shkuar më tej. Për ta çuar tek njerëzit që prej vitesh e kanë mbajtur barrën e opozitës. Nëse do të ishte për mua Sali Berisha nuk do të ishte kryetar i opozitës, por është pa dëshirën time.
Duhet të rinovohet klasa politike në Shqipëri. Unë nuk ndryshoj nga bindjet e mia, por momenti është të jemi bashkë, që edhe nëse do kishim ndarje ideologjike të forta, në momentin që ka një dakordësi dhe po gjen mbështetje të madhe dhe në opinionin publik, nuk besoj që ka njeri në Shqipëri që nuk mendon se të gjitha institucionet në këtë vend i janë nënshtruar vullnetit të një individi”, tha Salianji, teksa më tej theksoi se klasa politike duhet të rinovohet dhe sipas deputetit vetëm “budallenjtë” nuk ndryshojnë.
“Vetëm budallenjtë nuk ndryshojnë, shoqëritë evoluohen sepse ndryshojnë. Ne kemi të gjitha cenet tona unë dhe të gjithë kolegët tim nuk kemi pasur pushtet nuk kemi abuzuar. Ne duhet të flasim cila është me e mira se nëse merremi me cicmice. Sot në PS janë copë e njëri-tjetrit.
Pse ju mendoni se ne kur ishim të bashkuar ju mendoni se ne duheshim me njëri tjetrin? “, tha Salianji ndër të tjera.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo