I njohur për veprat e tij bamirëse, vetëm disa orë para vdekjes së tij tragjike, Liam Payne bëri një donacion për një 28-vjeçar që luftonte me kancerin. Ish-ylli i One Direction, i cili vdiq në moshën 31-vjeçare pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë, duket se behej vazhdimisht vullnetar në bankat e ushqimit, edhe permes donacioneve të mëdha. Një nga njerëzit e fundit që ai ndihmoi ishte Jack, një ish-kuzhinier i cili ka kancer të fazës 4, Limfoma e qelizave B dhe nuk është më në gjendje të punojë për shkak të semundjes dhe trajtimit te forte.
Jack zbuloi për gazetën Mirror se fillimisht mendoi se simptoma e tij e parë ishte një dëmtim në stërvitje. “Përfundimisht, qafa dhe krahu im u fry në dyfishin e madhësisë dhe shkova ta kontrolloja,” tha ai. Diagnoza e kancerit erdhi si një tronditje për Jack, te cilit iu desh kohë për të pranuar gjendjen e tij.
“Shkova te mjeku duke menduar se ishte diçka e thjeshtë dhe dola me një diagnozë të kancerit. Ishte një moment i çuditshëm. Në fillim isha në shok, por më në fund e pranova sepse nuk mund të bëja asgjë tjetër,” rrefeu ai. Një fushatë GoFundMe e nisur për Jack ka mbledhur më shumë se 26,300 £, megjithëse objektivi i tij është 77,600 £. Dhurimi prej 2300 £ i Liam Payne ra në sy dhe e befasoi Jackin, i cili fillimisht mendoi se ishte një mashtrim ose një donacion anonim.
“Mendova se ishte e rreme derisa raportet filluan ta konfirmonin atë’’, u shpreh Jack, i cili ndihej me fat dhe mirënjohës për bujarinë e Liamit: “Ishte e trishtë të kuptoja se ai gjeti paqen përmes mbështetjes që u dha të tjerëve në momentet e tij të fundit.”
bal