Lajme

“Vetëm faktet”, Kandiq kërkon llogari nga Serbia për krimet e kryera në Kosovë

Aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si Serbia dhe një pjesë e mediave të saj vazhdojnë ta trajtojnë të kaluarën e luftës në Kosovë, duke kritikuar shmangien e përgjegjësisë për krimet e kryera ndaj shqiptarëve.

Përmes një reagimi në platformën X, Kandiq ka përmendur edhe masakrat dhe varrezat masive, duke theksuar se Serbia duhet të përballet me faktet dhe se pa dokumentimin e viktimave dhe përgjegjësinë institucionale nuk mund të ketë sundim të ligjit, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë:

Serbia nuk është një shtet i zakonshëm (normal).

Kur filluan bombardimet e NATO-s, gazeta “Vreme” humbi rrugën, dhe jo vetëm kjo gazetë…

Sikur shqiptarët t’i kishte vrarë dikush tjetër, e jo Serbia, dhe sikur varrezat masive në kampet policore të ishin “vendosur” aty për t’ia faturuar Serbisë.

Studentët fitues, ose disa prej tyre më të rinj, apo të përzgjedhur nga Lista Studentore, do të pyesin…

Asgjë më shumë, vetëm fakte, dhe kjo për hir të përgjegjësisë së institucioneve dhe respektimit të të gjitha viktimave.

Ngadalë, në Serbi ka aktivistë, intelektualë, studiues dhe organizata të shoqërisë civile që dokumentojnë viktimat, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare.

Në vend të shtetit, ata kanë identifikuar personat e vrarë në sulmet e NATO-s, të vrarët dhe të zhdukurit në lidhje me luftën në Kosovë.

Ata kanë identifikuar pjesëtarët e njësisë policore “Shkorpionët”, të cilët ekzekutuan gjashtë të burgosur nga Srebrenica dhe 14 gra e fëmijë në Podujevë – të gjithë janë dënuar.

Kjo është punë pa të cilën nuk mund të ketë sundim të ligjit dhe krijim të institucioneve të përgjegjshme.

Kjo në asnjë mënyrë nuk është kritikë ndaj pushtetit të ri.

Image
Postimi i Natasha Kandiq

Të Ngjashme