Lajme

Vetëm produkte shqiptare, zbulohet gostia e liderëve të BE dhe rajonit

Sot në Tiranë u mblodhën liderët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit, në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit.

Liderët e BE dhe rajonit pasi përfunduan sesionin e parë të takimit, drekuan në restorantin “Padam”, në kryeqytet.

Shefi Fundim Gjepali, ka zbuluar edhe se çfarë konsumuar liderët, teksa tha se çdo produkt që u shërbye në tavolinë ishte i Shqipërisë.

Liderët kanë konsumuar peshkun troft, patate të kuqe me karkaleca të Adriatikut, perime të Lushnjes, barishte të egra, sals portokalli etj.

“U kam shërbyer 3 ëmbëlsira, për kryeministrat ishte një mus i bërë me yogurt dhe mjedër të thatë e biskotë me karamele zana, një pjatë që e kam prej kohësh, kurse pjatat tjera ishte bakllavaja tradicionale, pjesa e trileçes që është pjesë e gastronomisë shqiptare.

Përdorën 4 pije të ndryshme, nga 4 kantina të ndryshme shqiptare. Nga Jugu në Veri, dy të bardha dhe dy verëra të kuqe që i kam zgjedhur unë në liri të plotë”, tha shefi i guzhinës ndër të tjera për “Opinion” në Tv Klan.