Lajme

Vetëvendosje “hakmerret” ndaj dy ish-deputetëve të saj, nis procedurat për largim nga komisionet

Deputetët Eman Rrahmani e Visar Korenica, së fundi kanë ndarë rrugët me Lëvizjen Vetëvendosje. Ata i janë bashkuar koalicionit Lista për Familjen, të Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë për siç kanë thënë ata për një angazhim politik më ndryshe.

E megjithëse janë larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, ata vazhdojnë të jenë anëtarë në Komisionet parlamentare në Kuvendin e Kosovës, pozita këto të marra në kohen sa ishin pjesë e partisë në pushtet.

Indeksonline merr vesh se Vetëvendosje pritet që t’i largojë ata nga komisionet, anëtarë të së cilës kanë qenë si deputë të VV-së.

Deputeti Eman Rrahmani tha se megjithëse është larguar nga VV-ja, ai vazhdon të jetë pjesë e angazhimeve si deputet. Rrahmani thotë se nuk është njoftuar për largimin e tij nga komisionet parlamentare. Por thotë se Grupi parlamentar i VV-së ka të drejtë marrë vendime të tilla, të cilat Rrahmani i quan të natyrshme.