Lajme

Vetëvendosje nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme për ushqimin e ushtarëve të FSK-së

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të jashtëzakonshme të thirrur me kërkesë Grupit Parlamentar të AAK-së, për të diskutuar rreth çështjes së ushqimit të pjesëtarëve të FSK’së.

Kështu është bërë e ditur në një konferencë për media, nga deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli teksa tha se Grupi Parlamentar i LVV-së nuk do të marr pjesë në asnjë seancë që ftohet nga opozita, raporton teve1.info

Ai tha se kjo vie si rrjedhojë e tentimit të shtantazhimit të tyre për shkarkimin e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e që për këtë parti është e pa pranueshme.

“Tentimi për të shantazhuar grupin tonë parlamentar për shkarkimin e zonjës Kusari-Lila si shefe e grupit tonë parlamentar, si kompensim i pjesëmarrjes së tyre në seanca dhe votimeve eventuale, është absurd dhe ne nuk e pranojmë”, ka deklaruar Dugolli.

Ai ka shtuar se si rrjedhojë  e kësaj nuk do të marrin pejsë në seancën e sotme ku pritet të diskutohet për çështjen e ushqimit të ushtarëve të FSK-së.

“Si rrjedhojë ne nuk marrim pjesë në asnjë lloj seance apo iniciative që vie nga ana e tyre, derisa ata nuk reflektojnë dhe të shmangin këtë formë imponimi. Kjo është arsyeja e parë që ne nuk marrim pjesë në seancë. Arsyeja e dytë është si vijon: kërkesa për seancë të jashtëzakonshme nga opozita është vazhdimësi e një serie të dezinformatave që synon të keq informoj qytetarin. Kjo po bëhet me qëllim të dobësimit të rolit të FSK-së”, ka thënë Dugolli.