Kundërshtimin ndaj propozimit të Listës Serbe, e kishin të ashpër.
Por, ky nuk është mospajtimi i vetëm i Lëvizjes Vetëvendosje me propozimet e partive të tjera për nënkryetar të Kuvendit.
Kjo pasi Vetëvendosje nuk po pajtohet as që nënkryetar të bëhen Kujtim Shala e Vlora Çitaku, deputetë të cilët janë deklaruar publikisht se nuk do të marrin pjesë në votimin e Presidentit.
Këtë e deklaroi vet shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci.
“E para deklarata e deputetit Simiq në foltoren e Kuvendit të Kosovës që propozimin e bënë në emër të popullit serb është e papranueshme dhe bien ndeshtë më Kushtetutën tonë. Çështja e dytë ka të bëjë me dy propozimet e dy partive politike, propozimin e PDK-së për Vlora Çitakun dhe propozimin e LDK-së për Kujtim Shalën ndërkohe të gjithë jemi dëshmitar që dy deputetët ndërkohë që kërkojnë votë për vete dhe partitë ketë dy deputetë i kemi deklaratat publike se të njëjtit deputet nuk do të marrin pjesë në votimin e presidentit dhe kështu po na dërgojnë në një parë zgjedhje”, ka deklaruar deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci.
Prandaj ajo kërkon që të premten të arrihet një marrëveshje ndërmjet partive politike
“Për të votuar nënkryetaret neve na duhet një marrëveshje politike, unë besoj që deri në ditën e premte edhe pres dhe iu bëje thirrje të gjithë deputeteve që deri ditën e premte në orën 11 kur është thirrur vazhdimi i seancës të këtë një marrëveshje dhe deputetet të mundësojnë të konstituohen të gjitha institucionet”, tha tutje deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci.
E për t’u arritur një marrëveshje, i pari i Vetëvendosjes, Albin Kruti, ftoi në takim kryetarin e PDK-së, e atë të LDK-së.
“Që të përmbyllet me sukses të plotë, duhet të zgjidhen edhe nënkryetarët, e për këtë nevojitet dakordim. Unë tashmë jam në kontakt, përveçse me kryetarin e LDK-së, gjithashtu i kam shkruar edhe atij të PDK-së që të takohemi dhe në këtë mënyrë të kemi dakordim. Le të jemi pozitivë e konstruktivë”, tha Kurti, u shpreh kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Por nga Partia Demokratike gjithë këtë që ndodhi sot, po e cilësojnë si një lojë poltike të partisë që ka shumicën.
“Po vazhdon bllokada në Kuvendin e Kosovës ka ardh sot partia që ka fitu zgjedhjet me një lojë të radhës politike, po e them këtu qëndrimin e PDK-së që nuk na u lejua të themi në sallë. PDK voton kryetaret e Kuvendit në çfarë do forme qoftë ka një, ka dy, ka tre ka pesë, me votë të fshehur me votë të hapur, PDK do të votonte nëse VV-ja siguron që konstituon Kuvendin”, ka thënë deputeti i PDK-së, Përparim Gruda.
E në LDK kundërshtojnë qëndrimin që Kujtim Shala të mos votohet si nënkryetar i Kuvendit.
“Në të vërtetë është një praktike e paprecedent, grupi me i madh paralemnetar po harron që jemi veç jashtë afateve dhe jemi në një situatë ku ne për dëshirën e mirë po ja jepmi mundësin Kosovës për tu konsuleduar dhe kjo nuk po bëhet për fajin e Vetëvendosjes”, ka deklaruar para medieve, nënkryetarja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu.
Deputetë të tjerë opozitarë, e akuzuan gjithashtu Lëvizjen Vetëvendosje, se po synon që përmes bllokadës në Kuvend, t’i mbajë zgjedhjet në fund të vitit.
