Lajme

Vet*ëv*rasjet me fostoksinë, Shehu: Akuzoj institucionet shtërore që se heqin nga tregu

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar sërish në lidhje me vetëvrasjet nga fotoksina. Shehu akuzon institucionet shtetëore të cilat ende nuk e kanë hequr këtë “helm-pesticid” nga tregu dhe ta zëvendësojnë me një jo toksik.

Reagimni nga Shehu sot ka ardhur pas ngjarjes së rëndë në një fshat të Beratit ku një 41-vjeçare vrau veten duke pirë fotoksinë.

Deputeti demokrat duke thënë se këto ngjarje të rënda janë “vrasje me paramendim” dhe se sipas tij ky “helm-pesticid” qarkullon dhe shitet pa kontroll e siguri.

Reagimi i Tritan Shehut:

Une akuzoj per “Vrasje me paramendim”.
Tjeter “Vete vrasje” (vrasje) nga Fostoksina ne “zinxhirin” e gjate te jeteve te humbura nga ky helm-pesticid!
Nje tjeter grua e re, nga Berati i shtohet shume e shume viktimave te atij helmi tejet te rrezikeshem, qe po merr pa nderprerje jete njerezish.
Mbas nje agonie te rende e drejt nje vdekje te sigurte.
Prandaj akuzoj per “vrasje”:
1-Drejtuesit e institucioneve shteterore, qe nje helm-pesticid te tille akoma nuk e heqin nga farmakopea bujqesore e importi, per tu zevedesuar me te tjere, jo toksik.
Sic eshte vepruar ne shumicen e vendeve te botes.
2-Ata qe kryejne qarkullimin, shitjen, pa kontroll e siguri, pa pergjegjeshmeri sikur te ishte karamele, u japin me gjakftohtesi udhezimet e perdorimit viktimave!
3-Ata qe duhej te kontrollonin e ndalonin kete proces kriminal.
4-Drejtuesit e Policise se Shtetit, qe qendrojne ne heshtje perballe nje krimi te tille ne flagrance, me pasoje humbje ne shumice e seri jete te qytetareve.
5-Prokurorinte, qe heshtin si “fija e barit” dhe nuk kane hapur asnje ceshtje penale per te gjitha keto vrasje, dhe jo me te veproje me vendime menjehere.
Duke lejuar keshtu qe Jete te tjera te humbin.
Dhe te marrin mbi vete rolin e “serial killer”!
Nga veprimi app mos veprimi I tyre, si dhe te forcohet keshtu lidhja psikologjike stimuluese e krijuar midis Fostoksines dhe subjekteve qe mendojne vete vrasjen.
Pa asnje dyshim tashme jemi perballe nje gjendje emergjence ne thellim, e mbushur me akte kriminale.
Por me kriminale behet heshtja e Shtetit tone, institucioneve te tij, qe per aresye nga me te ndryshmet, qe nga niveli i korrupsionit e klientelizmit e deri te pa pergjegjeshmeria e thelle, kthehen me dashje a pa dashje ne:
“Vrases, vrases vrases”!

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo