Lajme

Vetura godet motoçiklistin në Prishtinë, dërgohet në spital

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete dhe një veture mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në lagjen Lakrishtë në Prishtinë,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një motoçikletë dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një person (ngasësi i motoçikletës). Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.Me rast po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.



ks