Një 36-vjeçar ka humbur jetën, pasi është goditur nga një veturë në afërsi të fshatit Velekincë të Gjilanit.
Mjeku kujdestar ka njoftuar se edhe për kundër ndihmës së ofruar në emergjencën rajonale në Gjilan viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të pësuara në aksident.
Kështu ka bërë të ditur për teve1.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Më datën 29.08.2024, rreth orës 15:10, në dalje të fshatit Velekincë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, në mes të një veture dhe këmbësori. Dyshohet se viktima Shtetas i Kosovës, rreth moshës 36 vjeç duke trupua rrugën, është goditur nga një veturë, me tabela vendore. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësiti i Trafikut Rajonal, dhe ndihma e shpejtë”, ka thënë Hashani.
Shkaqet se si ka ardhë deri te ky rast i rëndë po hetohen nga njësia e hetimeve të trafikut rajonal në Gjilan./teve1.info/