ShowBizzz

VIDEO/ Befason kryeministri australian: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe!

Anthony Albanese, kryeministri i Australisë gjatë një ceremonie në Canberra, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori shqiptar dhe komuniteti shqiptaro-australian, ka pranuar me krenari rrënjët e tij arbëreshe.

Ai ka bërë me dije se babai i tij është nga Barletta e Pulias, i cili shtrihet në jug të Italisë dhe jeton një komunitet i madh arbëreshësh.

VIDEO/ Befason kryeministri australian: Jam shqiptar, kam rrënjë

 “Diku në të kaluarën time, pa dyshim që kam një lidhje shumë të drejtpërdrejtë me Shqipërinë. Barletta ndahet vetëm nga uji me Shqipërinë”, u shpreh ndër të tjera Albanese, ndërsa fjala e tij u prit me entuziazëm.

Anthony Albanese është djali i një marinari, Carlo Albanese, por me një nënë australiane, me origjinë irlandeze.

 



bal