ShowBizzz

VIDEO/ Degradon situata në “Ferma VIP”, Fabiola i drejtohet Arbanës live: Po, ku*kë

Mbrëmja e djeshme e spektaklit “Ferma VIP”, është shoqëruar me tensione dhe gjuhë të papërshtatshme në transmetim live.

Adioni u eliminua nga gara pas një televotimi përballë Mozës, pas përplasjeve verbale që kishin ndodhur mes tyre gjatë qëndrimit në fermë.

Të lidhura

None found

Megjithatë, situata u përshkallëzua edhe më tej pas shpalljes së rezultatit. E pranishme në studio, partnerja e Adionit reagoi ashpër, duke iu drejtuar me fjalor fyes moderatores Arbana Osmani, në momentin kur kjo e fundit po i kërkonte të ruante qetësinë.

Fabiola ishte ajo që do hakmerrej, jo ndaj fermerëve, por ndaj vetë moderatores duke e cilësuar “kuçkë”, teksa Arbana po i bënte thirrje që të qetësohej.

Ngjarja ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë dënuar gjuhën e përdorur dhe mungesën e etikës në një program me audiencë të gjerë.

Pamjet e incidentit po qarkullojnë gjerësisht online, duke rikthyer në vëmendje debatet mbi kufijtë e komunikimit në ekran dhe përgjegjësinë publike të personazheve televizive.

Për më shumë ndiqni videon:

 

Të Lidhura:

  1. Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit
  2. Arbana apo Ledioni? – Rezart Veleshnja ndan mendimin për moderatorët dhe zbulon raportin e ftohtë me njërin prej tyre
  3. Moza “thyen rregullin”, nuk shkon tek Agai: Përtoj të ngrihem, sa u rregullova
  4. Iu bë gjyqi publik, Indri i “vë kapakun” marrëdhënies me Vanesën dhe kërkon të largohet nga ferma: S’mund të filloj diçka të re

Të Ngjashme