Lajme

VIDEO/ Ermal Meta i jep nga Shqipëria lamtumirën Toto-s: Të kemi dashur shumë, në të dy anët e Adriatikut

Këngëtari shqiptar, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Itali, Ermal Meta, ka bërë homazhe në nderim të ikonës së muzikës italiane, Toto Cutugno, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 80-vjeçare.

Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të tij Ermali e mori në Shqipëri, ku prej ditësh po shijon pushimt me familjen dhe miqtë e tij. Ndonëse larg, këngëtari shqiptar s’ ka nguruar të bëjë homazhe për njeriun i cili me ikjen e tij nga kjo botë la një boshllëk të madh në muzikën italiane.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Ermali thotë se së bashku me bandën e votël të restoranit ku po darkonte me familjarët, kënduan dhe bënë homazhe për një prej muzikantët më të mëdhenj italianë.

“Mbrëmë në darkë me familjen dhe disa miq të mi ishim në një restorant tipik shqiptar në Tiranë. Ishte aty një bandë e vogël muzikore që luante. Më kërkuan që të këndoja dhe të gjithë bashkë i bëmë homazh një prej muzikantëve më të mëdhenj italianë që u nda nga jeta dje. Pushofsh në paqe Toto, të kemi dashur të gjithë shumë, në të dy anët e Adriatikut”, shkruan Ermal Meta.