Lajme

VIDEO/ Ervin Mata ngre dolli nga arratia dhe i bën karshillëk SPAK-ut

E teksa SPAK e ka shpallur në kërkim në Shqipëri,  Ervin Mata i ka bërë “karshillëk” nga vendi ku dhe është arratisur. Në një video të siguruar nga “Klan News”, Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare shfaqet me një gotë alkooli në duar teksa bën “gëzuar”.

Ai shihet me disa kilogramë më tepër si dhe me mjekër, ndryshe nga fotoja e cila po qarkullon në media për vite me rradhë.

Emri i tij është lakuar për herë të parë në ngjarjen e 4 tetorit të 2018-ës, ku humbi jetën Fabian Gaxha dhe mbetën të plagosur Elion Hato dhe Ervis Martinaj.

Atë kohë sherri nisi mes komandos Merviol Bilo dhe Eljon Hatos të cilët janë zënë për rreth 30 sekonda me grushta, ndërsa pak më tutje po ziheshin Ervis Martinaj dhe Ervin Mata. Në një moment viktima Fabjol Gaxha ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar duke bërë që komando Merviol Bilo t’i përgjigjet po ashtu me armë duke qëlluar fillimisht Eljon Haton dhe më pas mbi personat e tjerë, ku Gaxha mbeti i vetmi i vdekur. Pas përplasjes me armë Mervjol Bilo dhe Ervin Mata ishin të kërkuar nga drejtësia. Mata u vetëdorëzua pak ditë më pas, duke mohuar të ishte ai autori i vrasjes dhe se atë e kishin sulmuar.

Vetëm dy ditë pasi u dorëzua në polici Gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Atë kohë pasi mosdakordësi pasi Prokuroria kërkonte që Mata të lihej në burg.

Ndërkohë, pasditen e së hënës, 20 nentor, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lëshoi 11 urdhërarreste. 6 persona u arrestua ndërsa 5 të tjerë u shpallën në kërkim, mes tyre edhe Ervin Mata.  Sakaq, theksojmë se ky i fundit flitet se ndodhet në Spanjë.