Emocionet për Fifin gjatë gjysmëfinales së “Dancing With The Stars” kanë qenë të mëdha. Ajo ka marrë propozimin për martesë nga partneri i saj.
Teksa këngëtarja po performonte, Adisi u shfaq papritur në skenë me një unazë në dorë.
“Je shumë e bukur, a do të martohesh me mua”, pyeti Adisi mes lotësh Fifin, e cila i tha padyshim “Po”.
“Nuk e prisja kurrë në jetë, sepse Adisi nuk ka shumë qejf të dalë në televizion, edhe ta bënte këtë gjë këtu… edhe më ka thënë më parë që kur të të propozoj, do të jetë diçka shumë e bukur dhe spektakolare”, u shpreh Fifi.
Kujtojmë që Fifi dhe Adis janë në një lidhje prej gati dy vitesh, ndërkohë që në prill të këtij viti ata u bekuan me një djalë, që e pagëzuan me emrin Theo Mal.
bal