Emërimi i 4 ministrave të rinj nga qeveria e Mohamed Muizu ka shkaktuar “ndezjen e gjakrave” në parlamentin Malé në Maldive, ku nuk munguan shkelmat dhe britmat mes deputetëve.
Disa nga deputetët e opozitës u ngjitën në tavolinën e kryeparlamentarit dhe u ngritën në shenjë proteste, gjë që i nervozoi deputetët në pushtet të cilët u përpoqën ta zgjidhnin këtë situatë me forcë.
Videot e publikuara në rrjete sociale tregojnë deputetët e mazhorancës dhe të opozitës që përleshen mes tyre gjatë një votimi kyç në një seancë parlamentare, të zhvilluar më 28 janar. Video e siguruar nga Reuters tregon një skenë ku deputetët zihen me shkelma dhe grushta pranë karriges së kryeparlamentarit.
Mediat lokale raportojnë se deputeti Abdullah Sahim Abdul Hakim u lëndua gjatë përleshjes së dhunshme mes deputetëve pro-qeveritar dhe opozitës .
Seanca parlamentare përfundoi me kaos pasi partia opozitare refuzoi të miratojë 4 ministrat e rinj të kabinetit , të cilët janë anëtarë të partisë së presidentit të sapozgjedhur Mohamed Muizu.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo