ShowBizzz

VIDEO/ Hapat e parë në aktrim, Jul Deda: Më thoshin do bëhesh shitës domatesh…

Aktori i humorit Julian Deda ka ndarë sot me banorët e tjerë të shtëpisë së Big Brother Vip disa nga kujtimet e tij nga shkolla, veçanërisht nga periudha e gjimnazit dhe hapat e tij të parë në botën e aktrimit.

Jul Deda tha se bashkëmoshtarët e tij e ngacmomin, duke i thënë  se ai “s’ka për t’ia dalë për tu bërë aktor dhe se në fund do të përfundojë të shesë domate në treg”.

Juli tregoi se asokohe shokët i thoshin se ai s’ka për tu bërë aktori si i ati i tij Zef Deda.

“Më thoshin gjithmonë në shkollë se ti do të bëhesh shitës domatesh, ti s’ke mend për këtë punë, ti si ke ngjarë babit. Njëri që më thoshte këhstu ka vdekur, nuk është gjallë. Në gjimnaz isha te grupi A dhe të gjithë ishin absolut, vetëm unë (poshtë), ata ishin me medalje ari dhe mua më thoshte kujdestarja ‘çfarë do këtu ti more vëlla’. Ata që ishin me medalje ari qëndruan dy vite pa shkuar në shkollë sepse nuk dinin se çfarë të zgjidhnin se në atë kohë, me medalje ari mund të zgjidhje çdo degë që doje dhe futeshe direkt, por ngaqë kishin shumë mundësi zgjidhje dhe ju iku viti, pastaj un direkt fup”, tha aktori i njohur.

©Video Credits: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb