Lajme

VIDEO/ “I vodhi lekët një invalidi”, reagon Aida Shtino pas akuzave: Zoti i shikon mosmirënjohësit, i lë ose i çon aty ku e kanë vendin

Rasti i 37-vjeçarit Xhino Merkohasanit u bë publik për qytetarët përmes emisionit të Aida Shtinos. Familjarët e Xhinos, i cili pas një aksidenti në vitin 2021 mbeti invalid, kërkuan ndihmën e shqiptarëve pasi nuk kanë mundësi ekonomike.

Mirëpo, së fundmi ata së bashku me 37-vjeçarin kanë denoncuar publikisht gazetaren Aida Shtino se ka vjedhur ndihmat që shqiptarët dhuruan për të. Përmes një video-live me një nga figurat e njohura të TikTok-ut, Kozakun, e ëma e Xhinos ka bërë me dije se Aida Shtino ka marrë lekët që shqiptarët kontribouan për djalin e saj në platformën “GoFoundme”.

Teksa Xhino në video shfaqet në gjëndje të rënduar shëndetësore, i paralizuar dhe në pamundësi për të folur, e ëma pretendon se prova se gazetarja ka vjedhur lekët.

“Edhe kur i kërkova lekët që ishin mbledhur nga shqitparët për Xhinon më tha që ishin mbledhur vetëm 300 mijë lekë dhe pagova ambulancën që t’ju çonte në Tepelenë”, dëgjohet të thotë e ëma e 37-vjeçarit.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i moderatores. Përmes një postimi në rrjetet sociale të cilin duket se e ka lidhur me këto akuza të bëra kundrejt saj,  Aida Shtino shkruan se mosmirënjohësit janë njerëzit më të këqinj dhe se  Zoti e di se çfarë bën me ta.

“Njerzit më të këqinj në këtë botë janë MOSMIRNJOHËSIT dhe sigurisht ZOTI di se çfarë bën me ta. I ka lënë ose i çon aty ku ata e kanë vendin, që të përjetojnë në jetë pasojat e gabimeve fatale që kanë bërë më parë…

Nëse ne duam ti ndihmojmë i Madhi ZOT na tregon , se këta njerëz nuk duhet të ndihmohen, pasi ata janë ashtu vetëm e vetëm prej veprimeve të tyre, që kanë bërë në këtë jetë…”, shkruan Shtino.

Postimi i poltë i Aida Shtinos:

Njerzit më të këqinj në këtë botë janë MOSMIRNJOHËSIT dhe sigurisht ZOTI di se çfarë bën me ta. I ka lënë ose i çon aty ku ata e kanë vendin, që të përjetojnë në jetë pasojat e gabimeve fatale që kanë bërë më parë…

Nëse ne duam ti ndihmojmë i Madhi ZOT na tregon , se këta njerëz nuk duhet të ndihmohen, pasi ata janë ashtu vetëm e vetëm prej veprimeve të tyre, që kanë bërë në këtë jetë…

Tani ne a duhet të dalim mbi planin e ZOTIT për ta, duke i ndihmuar…si mendoni…?

Në fakt ata edhe pse kalojnë keq, kur dikush përpiqet ti ndihmojë, sërish helmojnë dhe sa keq që nuk kanë venë mend…në fakt kjo është natyra e tyre nuk ndryshojnë dot…Ata janë mësuar të helmojnë, sepse vetëm atë gjuhë dinë, nuk dinë gjuhë tjetër…

Këtu më kujtohet diçka…

Një njeri i mirë pa një gjarpër që kishte rënë në zjarr dhe u përpoq ta ndihmonte e ti shpëtonte jetën. Gjarpri sapo doli nga zjarri ju vërsul që ta kafshonte. Njeriu i mirë i tha , po unë të shpëtova jetën e ti më kafshon…?

Dhe gjarpëri ju përgjigj, nuk duhej të më shpëtoje, sepse unë isha për një arsye në zjarr, përndryshe kjo është natyra ime të helmoj e të kafshoj njerëz të mirë…

Atëherë njeriu i mirë e hodhi sërish në zjarr dhe kështu shpëtoi prej tij…

Pra përfundimin nxirreni vetë…

Ditë të mbarë o njerëz të mirë !