Një nga banorët e shtëpisë më të famshme në Kosovë është suprizuar mbrëmjen e djeshme. Bëhet fjalë për Blerandon, konkurrenti i cili po bën shumë zhurmë në Big Brother Vip Kosova dhe është një nga banorët më të komentuar.
Gjatë primes së kaluar ai ka marrë një videomesazh nga motra e tij, e cila i ka treguar se tashmë është bërë dajë, pasi ajo ka sjellë në jetë fëmijën e saj.
“Hey Blerando. Ne na ka ardhur një banor i ri, po na bën shumë zhurmë, por është banori i preferuar. Si ky dhe ti po na le ne pa gjumë”, dëgjohet të thotë ajo, ndërkohë banori që prej momentit që ajo doli në ekran me bebin e vogël në duar nuk i ka ndalur lotët.
Ndër të tjera, ajo i ka kërkuar që të mbledhë energjitë dhe të fokusohet te loja, duke mos harruar kështu për çfarë ka shkuar.
© Credits youtube.com/@bigbrothervipkosova
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb