ShowBizzz

VIDEO/ Kiara Tito i jep fund çdo dyshimi, zbulon raportin me vjehrrën: Si e thërras nënën e Luizit

Kiara Tito ka folur për herë të parë për raportin me vjehrrën e saj.

E ftuar në “Ftesë në 5”, ajo tha se janë si shoqe dhe i thotë Anxhi, shkurtim i emrit të saj Anxhelina.

Duke qenë se ajo jeton në SHBA, moderatorja tha se flasin shpesh në telefon dhe se vjehrra është shumë meraklie dhe e pyet shumë për vajzën.

“Kemi një raport si shoqe. Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do isha aq e lirshme. Jo se ka ndonjë gjë të keqe, por kur nuk e ke vjehrrën nuk e mendon ashtu. Nuk do më pelqente ta quaja vjehërr. Unë i them Anxhi. Flasim shpesh në telefon, ajo është në SHBA tani. Më pyet shumë për vajzën, është shumë meraklie.”-tha ajo.

A post shared by Ftesë në 5 (@tch_ftesene5)