Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, ka sjellë sot (e enjte) për publikun projektin e saj më të ri muzikor.
Kënga mban titullin “Inati & Taka” dhe në fakt përbëhet nga dy pjesë të bashkuara në një projekt të vetëm, duke sjellë një koncept të veçantë artistik.
Orhidea Latifi, e njohur me emrin artistik Kida, vjen këtë herë me një klip tërësisht veror dhe ritmik, i përshtatur me atmosferën e sezonit.
Në videoklip shfaqen edhe dy modele të njohura shqiptare, Aneta Berisha dhe Sara Kolami, të cilat i japin projektit një dimension vizual më dinamik.
Edhe vetë Kida është shfaqur me një paraqitje të veçantë, duke tërhequr vëmendjen në disa skena të klipit.
Projekti është prodhuar nga Deard Sylejmani, ndërsa teksti dhe melodia mbajnë firmën e Rron Kai, Kida dhe Liro.
“Inati & Taka” është publikuar tashmë në YouTube dhe pritet të mirëpritet nga publiku dhe fansat e këngëtares.
