ShowBizzz

VIDEO/ La boksierin për reperin? Sara: Kam një muaj që jam ndarë

Një ndër marrëdhëniet më të komentuara në Big Brother Vip, është ajo e Sarës dhe Bardhit. Dy banorët e shtëpisë së “Vëllait të Madh”, si duket janë drejt krijimit të një lidhje romantike, ndërkohë nga ana tjetër interesi i papritur që Sara ka shfaqur ndaj këngëtarit po shihet me skepticizëm, jo vetëm nga konkurrentët e tjerë por dhe nga publiku.

Shumë mendojnë që ndenjat e saj ndaj Bardhit nuk janë të vërteta, madje së fundmi po qarkullojnë dhe lajme që ajo ka lënë një marrëdhënie pezull jashtë.

Në llogarinë e saj Sara vazhdon të mbajë një foto ku shihet duke i mbajtur dorën një djali brenda një makine.

Lidhur me këtë foto dhe aludimet e publikut ka folur edhe opinionisti i “Big Brother Fun Club”, Ronaldo Sharka. Opinionisti tha se shpreson që Sara mos ta shohë Bardhin si një “K” Instagrami, pra mos ta “shfytëzojë” për të marrë vëmendjen dhe për të rritur ndjekësit e saj në Instagarm.

“E kam parë këtë lajmin dhe kam lexuar komentet që thonin ‘la boksierin për rreperin’. Unë kaq pashë dhe kaq lexova, uroj të jetë “fair” me veten e vet, uroj mos ta shohë Bardhin vetëm si K, si K Instagrami, pra mos shohë se sa folloëer-sa dhe se sa miliona ka Bardhi”, tha Ronaldo.

Por, çfarë ka thënë vetë Sara ditë më parë në shtëpi.

Gjatë një bisede me banorët e shtëpisë, ku i pranishëm ka qenë dhe vetë Bardhi, ajo ka bërë me dije se para një muaji i ka dhënë fund lidhjes.  Por, duke qenë se vetë Sara ka thënë që i ka dhënë fund lidhjes, çfarë kuptimi ka foto që vijon të jetë në “Instagramin” e Sarës?

Pjesë nga biseda brenda shtëpisë:

Fatjoni: Ke pasur ndonjëherë lidhje me 1 vit më të vogël se vetja? 

Sara: Po 

Fatjoni: Sa të ka shkuar? 

Sara: Po ka qenë lidhja e fundit që kam pasur 

Fatjoni: Sa vite 

Sara: 1 vit e pak

Fatjoni: Unë besoj se po e pate këtë të fundit kam një përshtypje që do e kesh të përjetshme

Sara: Nuk kam shumë që jam ndarë 

Dea: Ke pak, sa pak ke që je ndarë 

Sara: Një muaj   

SHIKO VIDEON KETU

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo

bal

NewsBomb