Ikona e popit Madonna së fundmi është rrëzuar nga karrigia e saj gjatë performancës së turneut të saj Celebration në Climate Pledge Arena në Seattle. Ngjarja ndodhi kur ylli i popit po performonte këngën e saj “Open Your Heart”, ndërsa ishte ulur në një karrige në skenë.
Pasi filloi të këndonte këngën, një nga kërcimtarët rezervë të Madonnës filloi të tërhiqte karrigen. Ndërsa karrigia u anua nga kolegu i saj, ai humbi kontrollin mbi të dhe të dy u rrëzuan.
Megjithatë, këngëtarja e mori veten shpejt dhe e vazhdoi spektaklin. Ajo vazhdoi të këndonte nga dyshemeja edhe pse njerëzit po e filmonin për incidentin.
Videot u bënë virale, dhe në to shihet këngëtarja ikonë duke rënë nga karrigia, por më pas u ngrit duke buzëqeshur. Ishin të shumta komentet pozitive për reagimin e saj.
bal