ShowBizzz

VIDEO/ Mateo dhe Brikena shihen në momente intime si kurrë më parë

Pas periudhës me ulje-ngritje që shoqëroi marrëdhënien e tyre, Brikena dhe Mateo duket se po shijojnë një fazë të re së bashku.

Dyshja, e cila u njoh gjatë rrugëtimit në “Big Brother VIP Albania”, pati një ndarje që u konfirmua edhe prej tyre. Megjithatë, situata ndryshoi gjatë një puntate të “Top Arena”, ku Mateo i bëri një surprizë Brikenës dhe çifti vendosi t’i japë një tjetër mundësi lidhjes.

Tashmë, pas përfundimit të sezonit të “Top Arena”, ku të dy ishin pjesë me rubrikat e tyre, Brikena dhe Mateo kanë nisur pushimet verore.

Vetë Brikena ka ndarë në InstaStory një video ku shfaqet në momente intime Mateon, duke zbuluar se po kalojnë disa ditë pushimi në Turqi.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2026/08/SaveClip.App_AQOSncGZNzpXDyO1RdyaNBEXKCHDAUc4LZPWCY93US33iuEOMKhk2RSI3F1SeQMHQv6niPeSLnYVqgXJw5AT5whP6gEpi_nYWR_OBcQ.mp4
Më pas, ajo publikoi edhe një fotografi krah ish-finalistit të “Big Brother VIP Albania 5”, postim që tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe u shoqërua me komente të shumta për marrëdhënien e tyre.

Të Ngjashme