Lajme

VIDEO/ ‘Më e lumtur se kurrë’, Greta Koçi në pritje të ëmbël

Këngëtarja e njohur Greta Koçi është në pritje të ëmbël. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale.Greta Koçi e ka mbajtur jetën e saj jashtë syrit të medias, duke mos dashur të tregojë as për partnerin.

Mirëpo pak muaj më parë ajo rrëfeu se është e martuar me të dashurin që jetonte prej 4 vitesh. Ajo tregoi se partneri i saj shqiptar punon si inxhinier dhe të dy jetojnë në Amsterdam.

‘Nuk kam bërë dasmë, besoj se duhet të jetë një moment magjik për të gjitha vajzat dhe pse jo në një të ardhme të afërt do të doja të bëja diçka simbolike. Kam dashur që ta mbaj gjithmonë private këtë pjesën e familjes, bashkëshortit, duke qenë se ai është një person që nuk i përket botës së shoëbiz, kam dashur të jem më diskrete. Por e kam pranuar që jam martuar dhe tani jam shumë e lumtur, e qetë.’- tha ajo.

View this post on Instagram

A post shared by GRETA KOCI (@gretakoci1)