Banorët e shtëpisë së Big Brother Vip, kanë ngacmuar së fundmi konkurrenten tjetër, Erjolën duke u përpjekur që të zbulojnë nga ajo nëse ka pëlqim për ndonjë nga djemtë aty brenda.
Por, ashtu si dhe Erjola është, diskrete sa i përket gjërave të saj, i ka kaluar këto ngacmime me buzëqeshje duke thënë se nuk ka një pëlqim, por edhe nëse do të kishte nuk do e tregonte.
“Nuk është përgjigje nga Bigu që të përgjigjem. S’ka në shijet time momentalisht këtu. Edhe nësa ka nuk do thoja”, tha Erjola, ndërkohë Gazi iu drejtua duke i thënë se ajo do të shkonte shumë me Meritonin.
Ndërkohë, nga ana tjetër Meri Shehu përveçse tha se Meritoni është “i zënë”, e tha troç dhe pjesën që ajo i pëlqen shumë meshkujt dhe se është shumë e lidhur me anën mashkullore.
Pjesë nga biseda:
Erjola: Nëse do të kisha një pëlqim unë do e thoja
Meri: A ok. Mua në përgjithësi më pëlqejnë shumë meshkujt. Jam e lidhur shumë me anën mashkullore. Unë mashkull dua
Albi: Po mirë kë do ishe e detyruar që të zgjidhje, nëse?
Erjola: I kam shokë o burr
Meri: A i ke shokë
Albi: Kush do të ishte brenda shijeve të tua
Erjola: Nuk është përgjigje nga Bigu që të përgjigjem. Ska në shijet time momentalisht këtu. Edhe nësa ka nuk do thoja.
Gazi: Unë mendoj se ti shkon shumë me Meritonin
Meri: Meritoni është i zënë
© Credits /www.instagram.com/bigbrotheralb
View this post on Instagram
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo