LifeStyle

VIDEO/ Mia Khalifa tregon cilën skuadër do të mbështesë në finalen e Botërorit

Mia Khalifa zbuloi se kë mbështet në Kupën e Botës, duke tërhequr menjëherë vëmendjen me një video që shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale.

Ish-ylli i filmave për të rritur publikoi një video në rrjetet sociale gjatë zhvillimit të gjysmëfinales së parë të turneut.

Në fillim të videos, 33-vjeçarja shfaqet e veshur me fanellën e Spanjës, teksa spanjollët përballeshin me Francën.

Pak çaste më vonë, ajo heq fanellën, duke zbuluar një bluzë të bardhë me mbishkrimin grafik: “E dashuroj Parisin”.

Megjithatë, më shumë se videoja, vëmendjen e mori përshkrimi që ajo i bashkëngjiti postimit: “Ta dini se isha gati të bëja tifo kundër Argjentinës, pavarësisht se kush do të ishte kundërshtari”.

https://streamin.link/v/aad8c205

Postimi shkaktoi reagime të shumta nga ndjekësit. Disa e mbështetën qëndrimin e saj, ndërsa të tjerë e sulmuan për komentin kundër Argjentinës.

 

 

Të Ngjashme