Lajme

VIDEO: Momenti kur autori i afrohet “Porsches” dhe ekzekuton nga xhami Elton Javerin

Momenti i vrasjes së Elton Javorit në Fier është kapur nga kamerat e zonës përreth.

Nga pamjet e siguruara nga Zëri.ai duket qartë qe autori e ka qëlluar të ndjerin nga makina në makinë.

Autori ndodhej në automjetin tip Mercedes Benz, ndërsa Elton Javori në automjetin tip Porsche Cayene. Ata kanë ecur paralel, me shpejtësi minimale krah njëri-tjetrit, kur autori e ka qëlluar pa dalë nga makina e tij.

Javori, i plagosur ka ecur edhe për disa metra, por më pas nuk ka mundur më. Plagët rezultuan fatale për 41-vjeçarin, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Policia ka identifikuar autorin, ndërsa tashmë është bërë publike edhe foto e të dyshuarit, teksa pritet të arrestohet për krimin.

Autori ngjarjes

Dyshohet se shkak i kësaj ngjarje të rëndë është bërë një krushqie e prishur mes dy fiseve. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë kanë folur edhe fqinjët e 41-vjeçarit, të cilët e cilësojnë si një djalë të edukuar dhe të sjellshëm.

Një nga fqinjët tregon se ka dëgjuar krismat, teksa tha se Javori jetonte në Gjermani dhe se kishte pak muaj që ishte kthyer në Shqipëri.

“Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.
Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia për ngjarjen.

Makina me të cilën u largua nga vendi i ngjarjes

Burime për media bëjnë me dije se Javori është nipi i Medi Backës, i vrarë në 1997 si anëtar i bandës së Fierit dhe Demir Backës, i vrarë me breshëri plumbash në 2021.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo