Lajme

VIDEO/ Muhabet “brekësh” prej 6 vitesh, debati Egla-Juli nisi në Apartamentin 2XL

Debatet e vazhdueshme të Julian Dedës dhe Egla Cenos për “brekët” janë skemë.

Kështu u shpreh opinionisti Arbër Hajdari për përplasjet që dy banorët kanë patur në shtëpinë e Big Brother Vip që prej fillimit të lojës.

Arbri tha se do i ndjekë më vëmendje dy banorët, sepse mendon se ata të dy kanë bërë një skemë dhe se sherret mes tyre janë të stisura për të marrë vëmendjen dhe për të fituar avantazh në lojë.

Sigurisht Juli me Eglën kanë mohuar se debatet e tyre janë të stisura.

Pjesë nga biseda:

Arbër Hajdari: Unë do i shoh me vëmendje të dy këta, sepse mendoj kanë bërë një skemë këta të dy.

Julian Deda: Sot përmendi gruan kjo, nesër fëmijët, këtu nuk ka skemë këtu.

Egla Ceno: As tek morali im nuk ka skemë.

Por hipoteza e Arbrit duket se nuk është e pabazë, pasi dy aktorët vite më parë kanë qenë pjesë e “Apartamentit 2XL”.

Dy aktorët kanë bërë një skeç rreth 6 vite më parë ku në fokus kanë qenë sigurisht brekët, që duket se janë kod mes Julit dhe Eglës.

Ndryshe nga se po ndodh në Big Brother në apartamentin 2XL ka qenë Egla ajo që dilte në skenë me brekë.

Më poshtë video nga Apartamenti 2XL

 

View this post on Instagram

 

A post shared by VIP MAGAZINE (@vipmagazine.al)

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo