Një bisedë mes dy banorëve të “Big Brother VIP Kosova 5” ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi një prej vajzave i ka bërë një propozim të drejtpërdrejtë Rron Isufit.
Në videon që po qarkullon në rrjet, dy konkurrentët shfaqen pranë njëri-tjetrit, duke biseduar dhe qeshur, kur vajza i drejtohet papritur Rronit me një deklaratë që ai nuk e priste.
“Dua të q*hem me ty”, dëgjohet t’i thotë ajo, duke e shoqëruar menjëherë deklaratën me të qeshura.
https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2026/11/SaveClip.App_AQPJCAvCYTAgAqajGf5M2tfSZqtOFTgCm1vxJ_IUJ0qxDyCBku7qv4Mg_mrLjL30VcMtkyRg4awW_V2OcXuL74E_3xm3sDwlK92lxcs.mp4
Rroni mbetet i habitur nga fjalët e saj, ndërsa më pas e kalon situatën me humor, duke thirrur Vëllain e Madh.
Nga mënyra se si zhvillohet biseda dhe reagimi i të dyve, momenti duket më shumë si një ngacmim me shaka sesa një propozim serioz.
Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale, duke u bërë një nga momentet e komentuara të ditëve të para të këtij edicioni.
Kujtojmë se Rron Isufi është një nga 21 konkurrentët e “Big Brother VIP Kosova 5”, i cili nisi zyrtarisht më 30 tetor, ndërsa banorët kanë filluar të krijojnë afrimitetet dhe marrëdhëniet e para mes tyre.
