Lajme

VIDEO/ Në festën e ditëlindjes së Ajkës, Xhensila dhe Besi zbulojnë gjininë e bebit

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do të bëhen prindër për herë të dytë. Por, u desh ditëlindja e vogëlushes së tyre, Ajkës, që çifti të pranonin për publikun lajmin e bukur.

Besi dhe vajza Ajka puthnin barkun e Xhensilës, këto pamje konfirmuan dhe shtatzëninë për herë të dytë të këngëtares. Mirëpo në festën e ditëlindjes së Ajkës, çifti ka zbuluar dhe gjinën e bebit numër dy.

Besi dhe Xhensila do të bëhen prindër për herë të dytë të një djali. Këngëtarja dhe aktori humorit nuk mund ta fshihnin emocionin e tyre.

© Video nga Instagrami Publik i Xhensila Myrtezaj