Princ Leka ka festuar këtë të martë 42-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të shënuar ka bërë edhe një postim në rrjetin e tij social Instagram. Teksa ka ndarë një video të vajzës së tij, princeshës Geraldinë, ku e lumtur fryn qirinjtë, ai shkruan, “I bekuar me dashurinë dhe harenë e shpirtit të saj në ditëlindjen time”.
View this post on Instagram
Ky postim festiv vjen pasi Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë në polici, pasi dyja palët janë përplasur në fillim muaji, kur princi ka shkuar tek shtëpia për të takuar vajzën e tyre të mitur.
Në media qarkulloi edhe një video ku Elia shihej duke sulmuar dhe duke i kërkuar llogari Princ Lekës se pse i kishte dhunuar babanë e saj.
Nga gjykata deri tani është vendosur se Princi Leka mund ta takojë vajzën e vogël 3-vjeçare vetën në prani të dados, ndërkohë që çifti duhet të mbajë distancë 5 metra nga njëri-tjetri.
bal