LifeStyle

VIDEO – Po konsideron seriozisht një karrierë muzikore?/ Dwayne Johnson publikon një këngë kushtuar vajzave të tij

Dwayne Johnson po mendon ta marrë muzikën më seriozisht dhe duket se muzika country mund të jetë një drejtim që ai do të donte ta eksploronte.

Aktori i Hollivudit dhe ylli i WWE, Dwayne Johnson , publikoi së fundmi këngën “Your Dad”, të cilën e shkroi bashkë me ish-fituesin e “American Idol”, Iam Tongi.

Duke folur për Rolling Stone, Johnson zbuloi se po mendon ta bëjë muzikën një pjesë më të rëndësishme të karrierës së tij.

Tani po e eksploroj këtë mundësi. Muzika ka qenë gjithmonë një mbështetje për mua, veçanërisht zhanret që dua, si muzika tradicionale kantri”, tha ai.

Johnson zbuloi se muzika është veçanërisht e rëndësishme për të sepse nuk e ndjen presionin e shumicës së projekteve të tij filmike, raporton Vijesti.me.

“Kjo këngë për mua është thjesht një këngë që ua kam dedikuar vajzave të mia. Nuk ka presion për të menduar për shitjet, fitimet apo shifrat e transmetimeve. Është thjesht diçka nga unë për to”, tha ai.

Që në adoleshencë, Johnson ëndërronte të bëhej këngëtar i muzikës country dhe e provoi veten në muzikë më herët nëpërmjet bashkëpunimit me Wyclef Jean dhe këngës “You’re Welcome” nga “Moana”.

Nëse vendos të bëjë një hap të ri në karrierën e tij, Johnson thotë se do të donte të kombinonte muzikën soul dhe atë country, i frymëzuar nga artistët që i dëgjoi duke u rritur.

“Dua të shkruaj, të këndoj dhe të eksploroj atë që dua”, tha ai.

Të Ngjashme