Lajme

VIDEO: Policia e kërkonte prej 35 vitesh, vrasësi serial shfaqet në program televiziv

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë, ku një vrasës serial francez i kërkuar për 35 vite nga policia u shfaq në një program të njohur televiziv.

Vrasësi serial, Francois Verove i akuzuar për vrasje dhe përdhunime mori pjesë në shfaqjen franceze “Tout le monde veut prendre sa place” (Të gjithë duan të zënë vendin e tyre) duke qeshur dhe bërë shaka me drejtuesin e emisionit teksa u përgjigjej pyetjeve.

Midis viteve 1980 dhe 1990, konkursi i titulluar “Tout le monde veut prendre sa place” (Të gjithë duan të zënë vendin e tyre) u transmetua në “France 2”, rreth kohës kur policia po kërkonte vrasësin serial François Verove, i cili ishte përgjegjës për nëntë vrasje dhe 30 raste ngacmime/përdhunimesh, përfshirë fëmijët.

Lajmi është publikuar para disa ditësh, ndërsa programi ku është shfaqur vrasësi serial ka qenë në 2019. Vrasësi serial kreu vetëvrasje në vitin 2021, duke kuptuar se do të kapej kur detektivët gjetën ADN-në që ata besonin se mund të përputhej me të dhe më pas e thirrën për të dëshmuar.

Para se të vetëvritej vrasësi serial, Francois Verove rrëfeu krimet e kryera ndër vite.

Verove, i cili pretendonte se i kishte kryer vrasjet për shkak të një zemërimi të madh që e ktheu në kriminel, shkruante në letrën e tij se vrasjen e fundit e kreu në vitin 1997 dhe më pas siç shkruante ai e kishte mundur “impulsin për të vrarë”.

E kaluara e tij e errët doli në dritë vetëm pasi vrau veten në 2021 dhe policia franceze e lidhi atë me 31 përdhunime dhe vrasje në Paris.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo