Lajmi se Princ Leka dhe Elia Zaharia i kanë dhënë fund martesës së tyre prej kohësh po qarkullon në media. Tashmë mësohet se ish-çifti ka nisur edhe procedurat e divorcit, ndërkohë që është raportuar se Princi ka nisur një romancë të re me fotografen Blerta Celibashi.
Pasi u fotografua nën shoqërinë e partneres së tij të re, fotografes Blerta Celibashi, në aeroportin e Budapestit, ata janë fotografuar në Itali.
Në pamjet e publikuara nga Hashtag.al, Princi është filmuar me partneren e tij në aeroportin e Romës.
Princ Leka dhe Elia Zaharia janë prindër të një vajze, Geraldinës, vendosën që t’i japin fund martesës së tyre.
Në ditët festave Elia Zaharia ka konfirmuar ndarjen pasi uroi Vitin e Ri me një foto me familjen e saj, pa praninë e Princit.
bal