Lajme

(VIDEO) Realiteti tjetër në Banjskë, fëmijët serbë luajnë me top me policët e Kosovës

Teksa Vuçiç i kërkon ndihmë ndërkombëtarëve që të parandalojë lëvizjet e rrezikshme dhe të papërgjegjshme të Prishtinës dhe mbrojtja e popullatës serbe, një tjetër realitet shfaqet në Banjskë.

Një zyrtar i njësisë speciale shihet duke luajtur futboll me fëmijët serbë. Gjë që hedh poshtë pretendimet e Beogradit zyrtar se regjimi i Kurtit po ushtron presion mbi popullsinë serbe.

“Populli serb, po bën përpjekje mbinjerëzore për t’i rezistuar të gjitha presioneve të regjimit në Prishtinë,” tha Vuçiç, duke marrë shkas nga sulmi i 24 shtatorit.

Ndërkohë, situata në Banjskë të Zveçanit duket se është më e qetë dhe njerëzit i janë kthyer përditshmërisë së tyre.