Ndonëse brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, ka krijuar një lidhje me banorin tjetër të kësaj shtëpie, Bardhin, Sara Gjordeni ka bërë së fundmi deklaratën “shokuese”.
Teksa ishte duke biseduar me Erjolën në oborr, Sara ka treguar se jashtë shtëpisë ka lënë pezull një lidhje me boksierin, Jurgen Uldedaj. E mërzitur dhe në gjendje të rëndë psikologjike, nga sa kuptohet në video, modelja tha se në momentin që është bërë pjesë e “Big Brother Vip”, ndarja me Jurgenin s’ka qënë përfundimtare. Ajo ndër të tjera shtoi se ndihet keq që ai i sheh situatat e krijuara me Bardhin dhe afrimitetin mes tyre.
“Në momentin që jam futur këtu, nuk ka qenë një ndarje definitive. Se po të ishte definitive, atëherë do të isha idjote po të isha duke e përmendur tani”, thotë Sara, teksa më tej vijon duke i treguar Erjolës dhe për ndeshjen e rëndëishme që boksieri ka këtë të shtunë.
“Nuk ka humbur asnjëherë, humbi një ndeshje kur ne kishim probleme bashkë, por dua të fitojë sot. Jam pak si në siklet, sepse thjesht dua që ta fitojë. Kam muaj që e di këtë datën. Çdo ditë që paraprinte, më shumë po bija emocionalisht.
S’e di a e ke parë që këto ditë mbaj një kryq në dorë, ma ka dhuruar ai kur u pagëzova në verë dhe është diçka formale fetare. Kur u futa këtu më tha “do bëj abonim të të ndjek” dhe kam frikë se ndjehet keq e mos humb”, thotë ajo ndër të tjera.
© Credits Instagram.com/bigbrotheralb_vip/
View this post on Instagram
Ndërkohë, me një tjetër banor të shtëpisë, Gazin, është shprehur se i ka bërë nder Bardhit, pasi vetëm prej saj emri i tij po diskutohet.
“Unë mendoj që nderin më të madh në ‘BBV3’ ja kam bërë unë Bardhit. Bardhi ka qenë shumë pasiv dhe emri i tij është përmendur pas lidhjes me mua. Emrin e tij s’e kisha dëgjuar ndonjëherë kaq shumë sa banorëve të tjerë”, ka thënë Sara.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb