LifeStyle

Video/ Sfida me deodorant në TikTok ka vrarë dy adoleshentë

Një sfidë e rrezikshme nisi në Gjermani dhe ka marrë përmasa të mëdha. Të rinjtë realizojnë dy lloje videosh. Në një shtypin në gojë deodorantin dhe e durojnë sa të munden, kurse në tjetrën e hedhin në lëkurë dhe e durojnë deri në djegie.

Qëllimi i vetëm janë klikimet.

Deri tani raportohet se si pasojë e kësaj sfide kanë humbur jetën dy adoleshentë.

Kjo është e disata herë që si pasojë e të ashtuquajturave “challenge” në rrjete sociale, të rinjtë të rrezikojnë jetën.