Një nga banorët më të dashur brenda në shtëpi dhe jashtë, është gazetari Elvis Myrta. Ai ka krijuar më tepër miqësi me Romeon, Heidin, por s’mund të lëmë mbrapa as Artën. Kësaj të fundit ditën e sotme i ka vjedhur dhe një puthje.
Kur të gjithë kemi sytë nga çiftet e shtëpisë, Lisi na ka suprizuar. Ai ka puthur në buzë këngëtaren, pa miratimin e saj. Kjo puthje e ka nervozuar Artën dhe i ka kërkuar gazetarit që t’i kërkojë falje, ose në të kundërtën do “t’i shtrojë zullumin”.
Nga ana tjetër, ai nuk ka pranuar t’i kërkojë falje duke thënë se e ndjeu dhe e puthi.
Pjesë nga biseda:
Arta: Lisi kërko falje. Nuk dua se nuk kam ndjenja me Lisin, unë e këqyr si vëllai Lisin
Juli: Ta mbaj unë Lisin dhe puthe ti.
Arta: Lisit kam për t’ia shtruar zullumin nëse nuk kërkon falje
Lisi: Edhe unë do pres zullum
Arta: Nuk do të më kërkosh falje
Lisi: Ishte këtu, e ndjeva
Egla: Po pyete mos ka rënë në dashuri
Lisi: Jo nuk kam rënë në dashuri, e ndjeva dhe e putha
Arta: Më puthi në buzë pa miratimin tim.
© Credits https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
View this post on Instagram
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo