ShowBizzz

VIDEO/ Të fshehur poshtë jorganit, ç’ndodhi mes dy banorëve të BBVK?

Gjesti dhe Xheneta Fetahu kanë ndarë puthjen e tyre të parë në buzë mbrëmjen e së dielës gjatë festës së ditëlindjes së Drenusha Latifit, ku shijuan momente të këndshme së bashku.

Ky çift i sapokrijuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3 po kalon gjithnjë e më shumë kohë pranë njëri-tjetrit, duke forcuar lidhjen e tyre. Më vonë, ata u panë të mbuluar me jorgan, duke kaluar çaste intime larg syrit të banorëve të tjerë.

Ndërkohë, Mevlani ndërhyri duke bërë shaka dhe duke i ngacmuar, ndonëse Gjesti i kërkoi të mos i shqetësonte dhe t’i linte vetëm.

Përveç Gjestit dhe Xhenetes, në BBVK 3 janë krijuar edhe çifte të tjera. Arioni dhe Diana po tregojnë një afeksion në rritje për njëri-tjetrin, ndërsa ka shenja flirtimi edhe mes Kevinit dhe Anës, si dhe Leos dhe Lelës.



lokimagazine