Vallja e Osman Takës tashmë është pjesë e Listës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë.
Njoftimin e bëri ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja. Vendimin e përshëndeti edhe kryeministri Edi Rama, i cili e vlerësoi vallen si një shfaqje të rëndësishme të identitetit dhe traditës çame.
Të lidhura
None found
“Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë”, shkroi Rama.
Sipas kryeministrit, kjo valle ruan dhe përcjell ndër breza historinë, krenarinë dhe qëndresën e traditës çame. “Simbol i identitetit çam, kjo valle mbart historinë, krenarinë dhe qëndresën e një tradite të përcjellë ndër breza”, u shpreh ai.
E lidhur me figurën e Osman Takës nga Konispoli, vallja dallohet për lëvizjet e saj të fuqishme dhe elegante. Interpretimi i saj shpreh trimërinë, sakrificën, solidaritetin dhe shpirtin e lirë.
Regjistrimi në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale synon njohjen, mbrojtjen dhe transmetimin e kësaj tradite te brezat e ardhshëm.
