LifeStyle

Video virale – Pse Gen Z po çmendet pas Madonna-s?

Madonna po përjeton një tjetër rilindje dhe këtë herë fansat më të zjarrtë duket se janë të rinjtë e Gen Z.

Pas performancës së saj me Sabrina Carpenter në festivalin Coachella Valley Music and Arts Festival, rrjetet sociale shpërthyen me video, analiza dhe nostalgji për këngët ikonike të artistes. Në TikTok, tingujt e “Vogue” dhe “La Isla Bonita” janë rikthyer fuqishëm, ndërsa gjithnjë e më shumë të rinj po zbulojnë diskografinë e saj.

Madonna sapo publikoi këngën “Bring Your Love” me Sabrina Carpenter, si pjesë e albumit të ri “Confessions II”, vazhdim i albumit legjendar “Confessions on a Dance Floor” të vitit 2005.

Sipas analizave kulturore në mediat amerikane, Gen Z po lidhet me Madonna-n jo vetëm për muzikën, por edhe sepse ajo përfaqëson një kohë kur pop-kultura bashkonte njerëzit. Në epokën e algoritmeve, artistë si Madonna shihen si figura që dikur dominonin të gjithë kulturën pop.

Por rikthimi i saj nuk vjen pa debat. Madonna ka qenë shpesh në qendër të kritikave për përvetësim kulturor dhe përdorim të elementeve të kulturës LGBTQ+ apo afro-amerikane. Megjithatë, shumë të rinj e shohin atë si një figurë që sfidoi normat dhe hapi diskutime për identitetin, seksualitetin dhe lirinë artistike.

Të Ngjashme