ShowBizzz

Videot e Adrian Hilës, këngëtarja denoncon emra në polici

Hetimet për videot intime të Adrian Hilës, të cilat kanë qarkulluar ditët e fundit në rrjet, kanë sjellë denoncimin e parë nga një prej personave që shfaqen në pamjet private.

Sipas Top Channel, një këngëtare nga Kosova me inicialet E.A. është paraqitur në polici, ku ka dhënë deklarimet e saj për rrethanat e ngjarjes dhe ka denoncuar personin që ajo dyshon se ka shpërndarë videot.

Në dëshminë e saj, këngëtarja ka përjashtuar Adrian Hilën si personin që mund të ketë publikuar materialet. Ajo ka përmendur me emër një person që, sipas saj, ka qenë ndër të parët që i ka publikuar videot në portale.

Deri tani, policia ka marrë katër deklarime në kuadër të hetimeve. Mes personave të pyetur janë tri këngëtare me inicialet E.F., B.M. dhe E.A., si dhe vetë Adrian Hila.

Kompozitori ka pretenduar se pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë në ambientet e tij private janë marrë përmes hakerimit. Ndërkohë, ai po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “ndërhyrje e padrejtë në jetën private”.

Policia ka kontaktuar gjithashtu një këngëtar të ri me inicialet G.H., i njohur nga pjesëmarrja në talent show për fëmijë, i cili raportohet se shfaqet në disa prej materialeve. Sipas raportimit, ai ka deklaruar se marrëdhënia ka qenë konsensuale dhe se ka nisur pasi kishte mbushur moshën madhore.

Për rastin, Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurori për disa vepra penale që lidhen me përgjimin e paligjshëm dhe ndërhyrjen në të dhënat kompjuterike, keqpërdorimin e pajisjeve dhe ndërhyrjen e padrejtë në jetën private.

Hetimet pritet të përcaktojnë se si janë marrë materialet nga ambientet private dhe kush është përgjegjës për shpërndarjen e tyre.

Të Ngjashme