ShowBizzz

Vijon debati Françeska-Ilnisa: Kur të shoh në sy, kuptoj se sa engjëll jam

Vetëm pak ditë që është bërë pjesë e shtëpisë së ‘Big Brother Vip’, Françeska është përfshirë në situata dhe diskutime të ndryshme, ndërsa debatet më të forta i ka patur me Ilnisën dhe Meritonin.

Vajzat duket se nuk do të gjejnë paqe. Edhe këtë pasdite, Ilnisa është përplasur me Françeskën teksa ndodheshin në oborrin e shtëpisë, ku kjo e fundit i thotë se nuk është ashtu siç duket dhe se mund ta dallojë në shikim sesa njeri i keq është.

“Kur të shoh ty në sy, kuptoj se sa engjëll jam unë”, i thotë Françeska, Ilnisës.

Kujtojmë se Françeska është një nga 3 banorët e nominuar për këtë javë. Pritet të shohim spektaklin e së shtunës nëse do t’i shpëtojë eliminimit.

Biseda e plotë në videon më poshtë: