
11
Shumë prej jush mbase e keni dëgjuar këngën hit të Ylli Limanit “Mos harro”, që numëron mbi 4 milionë klikime në YouTube.
Ani pse teksti i këngës mund të krijojë mëdyshje se ia ka kushtuar ndonjë ish të dashure, e vërteta duket të jetë krejt ndryshe.
Vet Ylli përmes një ‘story’ në Instagram ka zbuluar domethënien e këngës duke e cilësuar si “mesazh fuqizues për personat e manipuluar e shfrytëzuar nga persona me tendenca narcisiste”.
Sipas Yllit, “Mos harro” është një përgjigje nga perspektiva e viktimave të këtij lloji të abuzimit emocional.
Nuk dihet nëse Ylli është ballafaquar vet me këtë realitet apo është inspiruar nga ky fenomen që ndodh shpesh kudo në botë.
Artistë të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit janë përballur me betejat e tyre me ish menaxhmentet, ndërkohë që problemet kryesore zakonisht ngjajnë të jenë mbi mosmarrëveshje financiare.
Më poshtë gjeni reagimin e tij të plotë dhe pa ndërhyrje:
“Mos Harro” nuk ka qene kurre ni kang dashnije, po ni mesazh fuqizues per krejt ata qe jon ni t shfrytzum e t’manipulum prej dikujt me tendenca narcisiste. O ni f*ck you artistik, ni pergjigje prej perspektives t’viktimave t’ktij lloji t’abuzimit emocional. Kjo kang nuk o per mallin e as pendimin, po per momentin kur e kupton lojën e ja then mbrapsht energjine dikujt qe t’ka lendu dikur. O ni rikthim i fuqise e ni mbyllje kapitulli pa kthim mbrapa.
ks